BE-ja dhe Maqedonia e Veriut
Partneritet për reforma, rritje dhe një të ardhme evropiane
BE-ja është partner kyç i Maqedonisë së Veriut
Bashkimi Evropian është partneri më i ngushtë dhe mbështetësi më i madh i Maqedonisë së Veriut, i cili bashkëpunon ngushtësisht me vendin për të forcuar ekonominë, institucionet dhe mundësitë e saj për qytetarët.
Që nga viti 2007, BE-ja ka ofruar 1.9 miliardë euro ndihmë financiare për Maqedoninë e Veriut, duke u bërë kësisoj donatori, investitori dhe partneri tregtar më i madh në vend.
Që nga viti 2005, Maqedonia e Veriut është vend kandidat për anëtarësim në BE dhe vijon të përparojë në rrugën e saj të reformave. Në marsin e vitit 2020, Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi vendimin për hapjen e negociatave për pranimin e vendit. Ai miratoi Kornizën Negociuese, në përputhje me metodologjinë e rishikuar të zgjerimit dhe në korrik të vitit 2022, BE-ja filloi fazën e hapjes së negociatave të pranimit.
Ndërkohë që integrimi në BE trajtohet në të gjitha platformat institucionale, kjo faqe interneti tregon, në mënyrë të qartë dhe të prekshme, se si mbështetja e BE-së përkthehet në rezultate konkrete për qytetarët dhe komunitetet. Ju mund të eksploroni shembuj specifikë përmes Storieve tona, të ndiqni përditësimet në rubrikën Lajme, ose të zbuloni iniciativa të vazhdueshme në pjesën Projektet e BE-së – BE për ju.
Partneritet i strukturuar dhe strategjik
Bashkëpunimi midis BE-së dhe Maqedonisë së Veriut bazohet në Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA), e cila është në fuqi që nga viti 2004. Kjo marrëveshje krijon zonë të tregtisë së lirë dhe ofron kornizën për dialog politik, bashkëpunim ekonomik dhe përafrim gradual me kadrin ligjor të BE-së. Sot, BE-ja gjendet në qendër të marrëdhënieve ekonomike të Maqedonisë së Veriut: duke përbërë 76% të eksporteve dhe 47% të importeve; të cilat, përfaqësojnë rreth dy të tretat e investimeve të huaja direkte totale. Përtej lidhjeve ekonomike, partneriteti është ndërtuar mbi dialogun e ngushtë politik dhe bashkëpunimin në fusha kyçe, si sundimi i ligjit, qeverisja, zhvillimi ekonomik, mjedisi jetësor, energjia, si dhe politika e jashtme dhe e sigurisë. Më tej, në vitin 2024, BE-ja dhe Maqedonia e Veriut forcuan bashkëpunimin e tyre përmes nënshkrimit të Partneritetit për Siguri dhe Mbrojtje, duke reflektuar angazhim të përbashkët, për t’u përballur me sfidat globale në zhvillim. Po ashtu, Maqedonia e Veriut përputhet plotësisht me qëndrimet e politikës së jashtme dhe të sigurisë së BE-së dhe kontribuon në mënyrë aktive në misionet dhe operacionet e BE-së.
Mbështetja e BE-së në fushat kryesore
Mbështetja e BE-së përqendrohet në reforma dhe investime, të cilat ndihmojnë Maqedoninë e Veriut të afrohet me standardet e BE-së dhe të përmirësojë jetën e përditshme për qytetarët e saj.
Vendi përfiton gjithashtu nga Programi Shumë-përfitues IPA, i cili ndau ndihmë prej 3.24 miliardë eurosh në vitet 2014-2022, duke mbështetur projekte me ndikim rajonal për Ballkanin Perëndimor.
Kjo mbështetje synon fusha kyçe si p.sh.:
- demokracia dhe qeverisja;
- sundimi i ligjit dhe antikorrupsioni;
- zhvillimi ekonomik dhe mbështetja për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme;
- mjedisi jetësor dhe tranzicioni klimatik;
- transporti dhe lidhshmëria.
Mundësi të tjera të mbështetura nga BE-ja, duke përfshirë financimin, trajnimin dhe programet e lëvizshmërisë, mund të shqyrtohen në rubrikën për Mundësitë.
Nga mbështetja te ndikimi i vërtetë
Mbështetja e BE-së përkthehet në rezultate konkrete për qytetarët dhe komunitetet në të gjithë Maqedoninë e Veriut.
Iniciativat e financuara nga BE-ja kontribuojnë në:
administratë publike moderne dhe transparente;
- mbështetje për mijëra biznese dhe sipërmarrës;
- investime në infrastrukturë, në shkallë të gjerë, në transport, energji dhe mbrojtje të mjedisit;
- sisteme të përmirësuara të trajtimit të ujërave të zeza dhe të menaxhimit të mbetjeve;
- qasje në programet e BE-së si Erasmus+, Horizon Europe dhe nisma të tjera inovative.
Shumë prej këtyre rezultateve janë paraqitur përmes shembujve nga jeta reale në pjesën “Storie”, ndërsa një përmbledhja e plotë e iniciativave të financuara nga BE-ja është në dispozicion në bazën e të dhënave, në rubrikën Projekte.
Përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor, BE-ja ka mbështetur rreth 3.8 miliardë euro investime, duke përfshirë gati 1 miliard euro në projekte kryesorem vitet e fundit.
Rritja dhe mundësitë e ardhshme
Që nga viti 2023, BE-ja ka rritur mbështetjen e saj përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, që synon përshpejtimin e konvergjencës ekonomike dhe integrimin me tregun e vetëm të BE-së.
Si pjesë e kësaj iniciative:
- Maqedonia e Veriut përfiton nga Instrumenti për Reforma dhe Rritje prej 750 milionë eurosh;
- vendi u bashkua me Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) në vitin 2025;
- investimet përqendrohen në transformimin digjital, tranzicionin e gjelbër, reformën e administratës publike dhe përmirësimin e mjedisit të biznesit.
Përditësimet për zhvillimet, iniciativat dhe ngjarjet kryesore që lidhen me këto përpjekje publikohen rregullisht në rubrikën Lajme.
Siguria dhe qëndrueshmëria
BE-ja, po ashtu, mbështet Maqedoninë e Veriut në adresimin e sfidave moderne të sigurisë, duke përfshirë kërcënimet kibernetike, dezinformimin dhe ndërhyrjen e huaj.
Përmes bashkëpunimit të zgjeruar në menaxhimin e krizave dhe mbrojtjen, partneriteti kontribuon në institucione më të forta, qëndrueshmëri më të madhe dhe përafrim më të ngushtë me standardet e BE-së.
Çfarë do të thotë kjo për qytetarët?
Gjithashtu krijon mundësi të reja për të rinjtë përmes iniciativave si rrjeti i “Europe House”, i cili ofron hapësira për të mësuar, kreativitet dhe angazhim në të gjithë vendin.
Për të mësuar më shumë rreth programeve në dispozicion dhe se si mund të përfshiheni, vizitoni rubrikën për Mundësi -të ose hulumtoni iniciativat aktuale në Projektet e BE-së – BE për ju.
Tekefundit, mbështetja e BE-së ka të bëjë me përmirësimin e jetës së përditshme sot, teksa ndërton një të ardhme më të fortë dhe më elastike brenda familjes evropiane.