Kalo te përmbajtja kryesore

Gratë marrin udhëheqjen në komunitetet lokale

Përshkrimi i projektit

Projekti “Gratë marrin udhëheqjen në komunitetet lokale” synon të forcojë barazinë gjinore dhe pjesëmarrjen demokratike, duke u mundësuar grave të përfshihen në mënyrë aktive në proceset e vendimmarrjes dhe në zhvillimin e komunitetit në të gjithë Maqedoninë e Veriut. Iniciativa mbështet organizatat e shoqërisë civile të grave dhe udhëheqëset gra të komunitetit, që të bëhen avokate më të forta për të drejtat e barabarta, përfshirjen sociale dhe politikat që i përgjigjen përkatësisë gjinore në nivel lokal dhe kombëtar.

Përmes ndërtimit të kapaciteteve, rrjetëzimit, mentorimit dhe mbështetjes përmes nën-granteve, projekti ndihmon organizatat e udhëhequra nga gratë dhe grupet lokale të forcojnë avokimin dhe të rrisin pjesëmarrjen e tyre në jetën publike. Vëmendje e veçantë u kushtohet grave nga zonat rurale dhe komuniteteve të margjinalizuara, duke njohur rolin e tyre të rëndësishëm në promovimin e zhvillimit lokal gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm.

Po ashtu, projekti punon për të përmirësuar qasjen e grave në dialogun politik dhe mundësitë për avokim publik, duke forcuar bashkëpunimin me autoritetet lokale, mekanizmat e barazisë gjinore dhe palët e interesuara përkatëse. Përmes aktiviteteve të ndërgjegjësimit dhe avokimit të bazuar në prova, iniciativa promovon barazinë gjinore dhe kundërshton diskriminimin ndaj grave, në përputhje me reformat e lidhura me BE-në dhe vlerat demokratike.

Duke mbështetur rrjete dhe udhëheqësi më të fortë të grave lokale, projekti kontribuon në një shoqëri më gjithëpërfshirëse, pjesëmarrëse dhe të barabartë nga ana gjinore.
Objektivi specifik

• Forcimi i kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile të udhëhequra nga gratë, si dhe grave udhëheqëse në komunitete për të marrë pjesë aktive në proceset e hartimit të politikave dhe vendimmarrjes;
• Përmirësimi i qasjes në avokim, rrjetëzim dhe mundësi angazhimi publik për organizatat dhe iniciativat e udhëhequra nga gratë në nivel lokal;
• Mbështetje për gratë nga komunitetet rurale dhe të margjinalizuara, me qëllim që të jenë më të informuara dhe më të përfshira në qeverisjen lokale dhe jetën publike;
• Rritja e bashkëpunimit midis grupeve të grave, autoriteteve lokale dhe mekanizmave të barazisë gjinore në nivel komunal;
• Promovimi i ndërgjegjësimit publik dhe dialogu për barazinë gjinore, të drejtat e grave dhe pjesëmarrjen gjithëpërfshirëse në proceset demokratike.
Rezultatet e pritshme

• Përmirësimi i kapaciteteve, burimeve dhe qasjes në aktivitete avokimi dhe fuqizimi të komunitetit midis organizatave të udhëhequra nga gratë, që punojnë në shumicën e komunave;
• Informim i grave të margjinalizuara, veçanërisht nga zonat rurale dhe të pashërbyera, rreth qeverisjes lokale, buxhetimit dhe mundësive të pjesëmarrjes;
• Zgjerim dhe forcim i rrjeteve lokale të grave dhe grupeve mbështetëse të komunitetit në komunat pjesëmarrëse;
• Përmirësim i aftësive të avokimit dhe udhëheqësisë së grave udhëheqëse. Luajtja e një roli kyç të tyre në lidhje me institucionet lokale dhe ndërgjegjësimin e grave në komunitetet e tyre;
• Pjesëmarrja e shtuar e grave në veprimet publike të avokimit, konsultimeve dhe proceseve të politikave lokale kontribuon në një qeverisje më të fortë, që u përgjigjet çështjeve gjinore.
Harta e projektit
Photo gallery
DETAJET E PROJEKTIT
Maqedonia e Veriut
Fusha prioritare:
Demokraci, qeverisje e mirë, Të drejtat themelore
Nënsektori:
Shoqëria civile
TEMA:
Shoqëria civile, Të drejtat e njeriut, Gratë
STATUSI I PROJEKTIT:
Në vazhdim
Data e fillimit:
01.05.2024
Data e përfundimit:
30.04.2027
Numri i projektit të BE-së:
453-342

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut

BASHKOHU NË BISEDË

ABONOHU NË BULETINET DHE NJOFTIMET TONA

Abonohuni falas në buletinet dhe njoftimet tona për të marrë drejtpërdrejt në postën tuaj elektronike më shumë informacione nga EEAS dhe rreth veprimtarisë së BE-së në botë.

Informacioni në këtë faqe interneti u nënshtrohet kushteve të mëposhtme: Përjashtimi i përgjegjësisë | Mbrojtja e të dhënave personale. © Bashkimi Evropian 2026