Lojë e drejtë, politika mbështetëse sportive për barazi gjinore
Project Description
Projekti “Lojë e drejtë, politika mbështetëse sportive për barazi gjinore” synon të promovojë një sektor sportiv më gjithëpërfshirës, të sigurt dhe të barabartë nga ana gjinore në Maqedoninë e Veriut. Ai përqendrohet në kapërcimin e pabarazive afatgjata në pjesëmarrjen në sport, udhëheqësinë dhe proceset e vendimmarrjes, veçanërisht ato që prekin gratë dhe vajzat, përfshirë gratë me aftësi të kufizuara. Projekti mbështet reformat, të cilat përforcojnë praktikat e qeverisjes, që i përgjigjen përkatësisë gjinore, përmirësojnë mbrojtjen dhe nxisin mundësi të barabarta në të gjithë komunitetin sportiv.
Përmes bashkëpunimit me federatat sportive, institucionet publike, organizatat e shoqërisë civile dhe profesionistët e sportit, projekti punon të ndërtoi kapacitete institucionale për zhvillimin dhe zbatimin e politikave të ndjeshme ndaj gjinisë, në përputhje me standardet e BE-së. Njëkohësisht, forcon pozicionin e grave dhe vajzave përmes zhvillimit të udhëheqësisë, mentorimit, rrjetëzimit dhe mundësive të pjesëmarrjes, të cilat synojnë rritjen e rolit të tyre në qeverisjen dhe administrimin e sportit.
Gjithashtu, projekti promovon aktivitete kërkimore, avokuese dhe ndërgjegjësuese publike që synojnë parandalimin e diskriminimit dhe dhunës me bazë gjinore në sport. Duke zhvilluar rekomandime të bazuara në prova dhe duke nxitur dialogun për barazi dhe përfshirje, iniciativa kontribuon në përmirësime afatgjata të politikave dhe ndryshime kulturore në sektorin e sportit.
Në përgjithësi, projekti mbështet krijimin e një mjedisi sportiv më të sigurt, më të arritshëm dhe më të drejtë, në të cilin gratë dhe vajzat mund të marrin pjesë, të udhëheqin dhe të lulëzojnë në mënyrë të barabartë.
Specific Objective
• Forcimi i kapaciteteve të federatave sportive dhe institucioneve publike për të zhvilluar dhe zbatuar politika dhe sisteme mbrojtjeje të ndjeshme ndaj gjinisë, në përputhje me standardet e BE-së;
• Mbështetja e grave dhe vajzave, përfshirë gratë me aftësi të kufizuara, përmes zhvillimit të udhëheqësisë, mentorimit dhe mundësive të rrjetëzimit;
• Rritja e pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të grave në proceset vendimmarrëse dhe në strukturat udhëheqëse të organizatave sportive;
• Parandalimi dhe adresimi i diskriminimit dhe dhunës me bazë gjinore në sport përmes: sistemeve të përmirësuara të mbrojtjes, aktiviteteve të ndërgjegjësimit dhe mekanizmave të llogaridhënies;
• Promovimi i avokimit të bazuar në prova dhe dialogut politik për barazinë gjinore, përfshirjen dhe mundësitë e barabarta në sektorin e sportit.
Expected Results
• Miratimi dhe zbatimi i politikave dhe marrja e masave mbrojtëse të ndjeshme ndaj gjinisë nga federatat sportive dhe institucionet përkatëse, të cilat rrisin llogaridhënien dhe përfshirjen;
• Forcimi i aftësive udhëheqëse dhe marrja pjesë aktive në qeverisje dhe vendimmarrje në organizatat sportive të më shumë grave dhe vajzave, përfshirë gratë me aftësi të kufizuara;
• Përmirësim i kapaciteteve institucionale për parandalimin dhe reagimin ndaj diskriminimit dhe dhunës me bazë gjinore në sport përmes trajnimit, oficerëve të mbrojtjes dhe procedurave të raportimit;
• Rekomandimet kërkimore dhe politike në lidhje me barazinë gjinore në sport mbështesin reformat dhe avokimin në nivel kombëtar;
• Ndërgjegjësimi dhe mbështetja publike për barazinë gjinore në sport rriten përmes fushatave të avokimit, mbulimit mediatik dhe aktiviteteve të angazhimit publik.
Project map
Photo gallery
PROJECT DETAILS
Maqedonia e Veriut
Priority Area:
Shoqëri të barabarta dhe të drejta Subsector:
Barazia gjinore Topic:
Shoqëria civile, Arsimi, Të drejtat e njeriut, Zhvillimi i shkathtësive, Gratë, Rinia Project Status:
Në vazhdim Start Date:
01.01.2024 End Date:
31.12.2026 Website:
https://mok.org.mk/
Social Media Links:
https://www.instagram.com/mkd_olympic_team?igsh=MXJtNWtyOWNlc25xN Q==https://www.instagram.com/sport_solutionsmk?igsh=czBxd3l3N3V3MHJl
https://www.facebook.com/share/1DwwK1WRKw/?mibextid=wwXIfr
https://www.facebook.com/share/1CZvwgotCV/?mibextid=wwXIfr
https://www.facebook.com/share/1HjBJVUDFr/?mibextid=wwXIfr
EU Project Number:
452-495 





