Për Prespën - Nisma e Gjelbër dhe Blu: forcimi i mbrojtjes përmes kërkimit, edukimit dhe komunikimit
Project Description
Projekti “Për Prespën - Nisma e Gjelbër dhe Blu: forcimi i mbrojtjes përmes kërkimit, edukimit dhe komunikimit” synon të kontribuojë në ruajtjen afatgjatë të natyrës dhe zhvillimin e qëndrueshëm në rajonin e Prespës. Kjo synohet përmes edukimit, kërkimit shkencor, restaurimit të habitateve dhe ndërgjegjësimit publik. Projekti zbatohet nga Shoqata Ekologjike Maqedonase (ShEM), në partneritet me organizata nga Greqia dhe Shqipëria, bazuar në përvojën e saj dhjetëvjeçare dhe me qëllim krijimin e një rrjeti të koordinuar që bashkon shkencën, komunitetet lokale dhe menaxherët e zonave të mbrojtura.
Iniciativa trajnon roje të rinj të natyrës, mësimdhënës dhe stafin e parkut përmes qendrave të sapokrijuara të informacionit dhe trajnimit. Gjithashtu përparon monitorimin e biodiversitetit dhe shkëmbimin e të dhënave, rikthen habitatet kryesore si moçalet, kallamishtet dhe pyjet bregdetare dhe mbështet rritjen e popullatave të specieve të rrezikuara. Duke lidhur kërkimin shkencor me aktivitetet praktike të ruajtjes, projekti forcon kapacitetin institucional dhe promovon menaxhimin e bazuar në prova të ekosistemeve unike të Prespës.
Ndërgjegjësimi publik dhe ekoturizmi i qëndrueshëm nxitet përmes fushatave të përbashkëta, aktiviteteve dhe bashkëpunimit ndërkufitar. Si përfundim, iniciativa u mundëson palëve të interesuara lokale të mbrojnë trashëgiminë natyrore të Prespës, duke promovuar njëkohësisht dialogun dhe unitetin përtej kufijve.

Specific Objective
Projekti “Për Prespën - Nisma e Gjelbër dhe Blu: forcimi i mbrojtjes përmes kërkimit, edukimit dhe komunikimit” forcon bashkëpunimin ndërkufitar për të mbrojtur biodiversitetin dhe burimet natyrore në rajonin e Prespës, i cili ndahet nga Maqedonia e Veriut, Greqia dhe Shqipëria. Projekti përfshin arsimimin, kërkimin shkencor, restaurimin e habitateve dhe komunikimin për të krijuar ndikim të qëndrueshëm në ruajtjen e mjedisit dhe miratimin e praktikave të dobishme në nivel lokal.
Objektivi i përgjithshëm:
Rritja e përpjekjeve të qëndrueshme për ruajtjen e mjedisit në Prespë përmes programit gjithëpërfshirës të ndërgjegjësimit dhe aktiviteteve të komunikimit.
Objektiva specifike:
1. Edukimi dhe rritja e ndërgjegjësimit: fuqizimi i të rinjve në Prespë për të kuptuar ndëlikueshmërinë e mjedisit jetësor, për të zhvilluar aftësi praktike mjedisore dhe për t'u motivuar fuqishëm që të mbrojnë trashëgiminë natyrore të rajonit.
2. Hulumtimi dhe monitorimi: forcimi i kapaciteteve institucionale të organeve për menaxhim me zona të mbrojtura për monitorimin dhe menaxhimin efikas të specieve dhe habitateve prioritare, me fokus të veçantë në vlerat e rrjetit “Natura 2000”.
3. Ruajtja dhe restaurimi: Zbatimi i masave të synuara të ruajtjes që do të kontribuojnë në rimëkëmbjen e specieve të rrezikuara, si dhe në restaurimin dhe në rritjen e qëndrueshmërisë së habitateve dhe ekosistemeve kryesore.
4. Komunikimi dhe Bashkëpunimi: nxitja e ndërgjegjësimit publik, dialogut dhe bashkëpunimit ndërkufitar përmes programit të koordinuar për edukim, komunikim dhe angazhim aktiv të komunitetit.

Expected Results
● Nxënësit, mësimdhënësit dhe studiuesit e rinj vendas fitojnë njohuri praktike, aftësi dhe motivim për t'u angazhuar aktivisht në mbrojtjen e mjedisit dhe për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm në rajonin e Prespës;
● Kapacitete të forcuara institucionale: autoritetet për menaxhim të zonave të mbrojtura dhe Shoqata Ekologjike Maqedonase (ShEM) janë të pajisura me staf ekspertësh, sisteme monitorimi të përmirësuara dhe mjete teknike moderne për menaxhimin e specieve dhe habitateve me rëndësi kombëtare dhe të BE-së ”Natura 2000”;
● Ekosisteme të restauruara dhe të qëndrueshme: habitatet prioritare, siç janë moçalet, kallamishtet dhe pyjet bregore, rehabilitohen, duke kontribuar në rimëkëmbjen e specieve në rrezik zhdukje dhe në rritjen e qëndrueshmërisë së ekosistemit;
● Komunitete të informuara dhe të ndërlidhura: rritja e ndërgjegjësimit publik, dialogu mjedisor dhe bashkëpunimi ndërkufitar mundësojnë kuptim më të madh dhe menaxhim të përbashkët të burimeve natyrore të Prespës;
● Turizëm dhe infrastrukturë informacioni e qëndrueshme: qendrat e reja të informacionit dhe trajnimit, ofertat e ekoturizmit dhe fushatat e përbashkëta të komunikimit promovojnë edukimin mjedisor, përmirësojnë standardet e jetesës lokale dhe rrisin dukshmërinë afatgjatë të aktiviteteve të ruajtjes së natyrës.

Project documents
Project map
Photo gallery
PROJECT DETAILS
Maqedonia e Veriut
Priority Area:
Arsimi, Kultura dhe Rinia Subsector:
Arsimi dhe trajnimi Topic:
Mjedisi jetësor, Bujqësia, Bashkëpunimi ndërkufitar, Infrastruktura, Puna, Zhvillimi lokal Project Status:
Në vazhdim Start Date:
19.03.2025 End Date:
19.03.2029 Website:
https://prespa.mes.org.mk/
Social Media Links:
https://www.facebook.com/MES.org.mkhttps://www.instagram.com/macedonian.ecological.society
EU Project Number:
462-645 