Kalo te përmbajtja kryesore

Programi Diplomatik i BE-së për rajonin e zgjerimit

Përshkrimi i projektit
Programi Diplomatik i BE-së (PDBE) është një program rezidencial pesë-mujor i hartuar për të rritur njohuritë dhe aftësitë e diplomatëve dhe zyrtarëve nga vendet e zgjerimit (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Kosova, Republika e Moldavisë, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Ukraina dhe Turqia) mbi veprimin e jashtëm të BE-së dhe procesin e pranimit.
Programi do të zgjasë deri në vitin 2028 dhe do të trajnojë deri në 90 diplomatë dhe zyrtarë përgjatë 6 cikleve. Çdo grup do të ketë deri në 15 pjesëmarrës, ku gjithsej 90 pjesëmarrës do të përfitojnë nga ky veprim.
Programi i secilit grup do të strukturohet në këtë mënyrë:
1. Katër muajt e parë do t'i kushtohen mësimdhënies në klasë dhe vizitave studimore në selinë e EEAS-së dhe strukturave të tjera të BE-së dhe shteteve anëtare që lidhen me veprimin e jashtëm evropian dhe politikën e jashtme dhe atë të sigurisë, përfshirë aktivitete të përbashkëta me grupin EUDA, si dhe aktivitete sociale.
2. Çdo cikël parasheh një muaj trajnim të specializuar vetëm për pjesëmarrësit e këtij cikli. Nuk do të parashikohen aktivitete të përbashkëta me EUDA-n gjatë asaj periudhe. Trajnimi i atij muaji do të përqendrohet në politikat dhe proceset e anëtarësimit, përfshirë vizita studimore, në veçanti në DG ENEST të Komisionit Evropian.
Objektivi specifik
Objektivi i përgjithshëm i këtij veprimi është të nxisë bashkëpunimin rajonal midis grave dhe burrave të rinj në rajonin e zgjerimit dhe me BE-në.
Për këtë qëllim, rezultati i veprimit është forcimi i esprit de corps dhe njohurive në çështjet e BE-së midis grave dhe burrave të rinj nga BE-ja dhe vendet në zgjerim, veçanërisht atyre që punojnë në fushën e politikës së jashtme (politika e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë e BE-së – CFSP) dhe anëtarësimit në BE.
Logjika themelore e ndërhyrjes për veprimin është se duke rritur kapacitetet e diplomatëve dhe zyrtarëve nga vendet kandidate dhe kandidatët potencialë në diplomacinë e BE-së dhe duke promovuar një mjedis trajnimi që u lejon atyre të lidhen me njëri-tjetrin dhe me diplomatë nga shtetet anëtare të BE-së dhe institucionet e BE-së, veprimi do t’i fuqizojë ata për të dhënë kontribute më të mëdha në përafrimin e politikave dhe qëndrimeve me ato të BE-së dhe në përgjithësi të kontribuojnë në procesin e pranimit në BE.
Rezultatet e pritshme
• Deri në 90 diplomatë të rinj dhe anëtarë të stafit nga rajoni i zgjerimit do të trajnohen mbi veprimin e jashtëm të BE-së dhe procesin e anëtarësimit.
• Programi i trajnimit mbi politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së dhe anëtarësimin në BE do të zbatohet, dorëzohet dhe do të përfshijë aspektin gjinor për diplomatë të nivelit fillestar.
• Rrjet i ish-diplomatëve/anëtarëve të stafit nga vendet e zgjerimit do të zgjerohet/zhvillohet.
Harta e projektit
Photo gallery
DETAJET E PROJEKTIT
Rajonal
Fusha prioritare:
Lidhshmëria dhe bashkëpunimi rajona
Nënsektori:
Bashkëpunimi ndërkufitar
TEMA:
Arsimi, Qeverisja e mirë, Rinia
Vendet e Partneritetit Lindor:
Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia
STATUSI I PROJEKTIT:
Në vazhdim
Data e fillimit:
21.10.2024
Data e përfundimit:
08.02.2028
Lidhjet në rrjetet sociale:

Numri i projektit të BE-së:
459-533

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut

BASHKOHU NË BISEDË

ABONOHU NË BULETINET DHE NJOFTIMET TONA

Abonohuni falas në buletinet dhe njoftimet tona për të marrë drejtpërdrejt në postën tuaj elektronike më shumë informacione nga EEAS dhe rreth veprimtarisë së BE-së në botë.

Informacioni në këtë faqe interneti u nënshtrohet kushteve të mëposhtme: Përjashtimi i përgjegjësisë | Mbrojtja e të dhënave personale. © Bashkimi Evropian 2026