Skip to main content

Forcimi i kujtesës dhe edukimit për Holokaustin në ish-Jugosllavi

Project Description
Projekti “Forcimi i kujtesës dhe edukimit për Holokaustin në ish-Jugosllavi” mbështet krijimin e një ekspozite të lëvizshme dhe një programi shoqërues edukativ, të nxjerrë nga ekspozita e përbashkët e përhershme në Bllokun 17 të memorialit dhe muzeut “Auschwitz-Birkenau”. E përgatitur së bashku nga gjashtë shtetet pasardhëse të ish-Jugosllavisë, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Kroacia dhe Sllovenia, ekspozita përkujton viktimat e rajonit që humbën jetën në Auschwitz.
Në kryqëzimin e kulturës dhe arsimit, iniciativa i kushton rëndësi të madhe edukimit për Holokaustin, si një mjet i fuqishëm për të promovuar pajtimin, dialogun ndërkulturor dhe kohezionin social. Projekti synon të angazhojë të rinjtë, edukatorët dhe komunitetet që të reflektojnë për historinë e përbashkët të rajonit, duke forcuar njëkohësisht marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe duke mbështetur perspektivën evropiane të vendeve pjesëmarrëse. Që nga viti 2011, UNESCO ka mbështetur gjashtë shtetet në rivendosjen e ekspozitës së përhershme, duke siguruar koherencë me qëllimet edukative dhe ruajtjen e këtij vendi të Trashëgimisë Botërore.
I riafirmuar nëpërmjet një marrëveshjeje të nënshkruar në Selinë e UNESCO-s në janarin e vitit 2024, me UNESCO-n si depozitues, projekti synon të zgjerojë shtrirjen e ekspozitës së Auschwitz-it përmes një forme të veçantë, duke prezantuar një ekzpozitë lëvizëse. Duke bashkuar kujtesën dhe edukimin, nxit mirëkuptimin e ndërsjellë, respektin për diversitetin dhe kulturën e paqes në të gjithë Evropën Juglindore.
Specific Objective
Iniciativa do të ketë ndikim të qëndrueshëm, duke thelluar edukimin dhe kujtesën e Holokaustit në të gjithë rajonin. Zbatimi i saj pritet të:
• Rrisë bashkëpunimi rajonal në edukimin dhe përkujtimin e Holokaustit, duke forcuar partneritetet midis vendeve dhe institucioneve për të nxitur mirëkuptim të përbashkët dhe qasje të koordinuar ndaj edukimit për Holokaustin.
• Promovon dialogun dhe ndërtimin e paqes përmes kulturës dhe arsimit, duke përdorur ekspozita udhëtuese dhe programe edukative për të nxitur mirëkuptimin e ndërsjellë, pajtimin dhe dialogun konstruktiv.
• Forcon kapacitetet e edukatorëve dhe politikëbërësve, duke ofruar trajnime dhe burime të synuara për mësimdhënësit, zhvilluesit e kurrikulave dhe politikëbërësit për të përmirësuar cilësinë dhe efektivitetin e edukimit për Holokaustin.
• Rrit ndërgjegjësimin publik për Holokaustin dhe rëndësinë e tij bashkëkohore, duke rritur ndërgjegjësimin e publikut rreth historisë së Holokaustit dhe mësimeve të tij për adresimin e intolerancës, diskriminimit dhe të drejtave të njeriut sot.
• Angazhon të rinjtë në edukimin për Holokaustin, duke i përfshirë në mënyrë aktive në nisma mësimore për të nxitur të menduarit kritik, empatinë dhe angazhimin për të parandaluar krimet e ardhshme.
Expected Results
• Ekspozita lëvizëse të organizuara, 120 ekspozita (20 për vend) në muze, biblioteka dhe qendra kulturore, me së paku paktën 250,000 vizitorë dhe duke nxitur angazhimin e publikut me Holokaustin dhe dimensionet e tij rajonale.
• Burime edukative të zhvilluara dhe të lokalizuara. Dy komplete mjetesh, që synojnë përkatësisht politikëbërësit dhe edukatorët, të prodhuara dhe të përshtatur në gjuhët lokale për të mbështetur integrimin e edukimit për Holokaustin në mjediset formale dhe informale të të nxënit.
• Forcim i kapaciteteve të edukatorëve dhe politikëbërësve, 30 politikëbërës dhe të paktën 300 mësimdhënës/trajnerë, mësimdhënësish/edukatorë janë trajnuar për të përdorur mjetet edukative, duke përmirësuar mësimdhënien dhe të nxënit rreth Holokaustit dhe të drejtave të njeriut që lidhen me të.
• Angazhimi i rritur i të rinjve, të paktën 30,000 nxënës dhe të rinj fitojnë njohuri përmes ekspozitës udhëtuese dhe programit edukativ, duke nxitur reflektimin kritik dhe dialogun.
• Forcim i shoqërisë civile dhe angazhimit publik, mbështetje e së paku gjashtë projekteve ndërkufitare përmes granteve të vogla, të plotësuara nga tre ngjarje të nivelit të lartë dhe shtrirje në mediet sociale që arrijnë 2 milionë njerëz, duke nxitur përgjegjësinë lokale, kujtesën e Holokaustit dhe tolerancën.
Project map
Photo gallery
PROJECT DETAILS
Rajonal
Priority Area:
Arsimi, Kultura dhe Rinia
Subsector:
Arsimi dhe trajnimi
Topic:
Kultura, Dialogu, Arsimi
EaP Countries:
Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia
Project Status:
Në vazhdim
Start Date:
01.01.2025
End Date:
31.12.2027
Social Media Links:

EU Project Number:
700002590; PCC 46463