Skip to main content

Mekanizëm financimi për biznesin e gjelbër (ofrim i drejtpërdrejtë i grantit nga një organ publik)

Project Description

Projekti “Mekanizëm financimi për biznesin e gjelbër (ofrim i drejtpërdrejtë i grantit nga një organ publik)” mbështet tranzicionin e Maqedonisë së Veriut drejt një ekonomie më të gjelbër dhe më të qëndrueshme në përputhje me Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane dhe Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Adreson sfidat kryesore strukturore, duke përfshirë intensitetin e lartë të energjisë, varësinë nga lëndët djegëse fosile, proceset industriale të vjetruara dhe miratimin e kufizuar të praktikave të energjisë së rinovueshme dhe ekonomisë rrethore, të cilat kufizojnë konkurrueshmërinë dhe rritjen e qëndrueshme.

Duke u bazuar në kornizat kryesore të politikave kombëtare dhe ndërkombëtare, projekti krijon një strukturë të dedikuar për “Biznesin e Gjelbër”, për të mbështetur investimet e sektorit privat në zgjidhje të qëndrueshme nga ana mjedisore. Forcon kapacitetet institucionale për menaxhimin e instrumenteve financiare, duke përfshirë zhvillimin e një platforme digjitale dhe portali mbështetës për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, për të lehtësuar zbatimin, paisjen me informacion dhe proceset e aplikimit.

Projekti ofron mbështetje financiare të synuar për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përmes një skeme të strukturuar grantesh, të kombinuara me aktivitete komunikimi dhe ndërgjegjësimi. Sistemi gjithëpërfshirës i Monitorimi dhe i Vlerësimi siguron zbatimin efektiv dhe menaxhimin e riskut. Përmes këtyre veprimeve, projekti promovon inovacionin e gjelbër, efikasitetin e burimeve dhe praktikat e qëndrueshme të biznesit.
Specific Objective

Objektivi i përgjithshëm është të mbështetetë Maqedonia e Veriut në arritjen e objektivave të saj për klimën dhe qëndrueshmërinë në përputhje me Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, duke promovuar investime të qëndrueshme mjedisore në sektorin privat.

Objektivat specifike janë:
• Krijimi dhe vënia në funksion e strukturës së “Biznesit të Gjelbër”, si instrument financiar i dedikuar për mbështetjen e investimeve të gjelbra;
• Nxitja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) që të përvetësojnë praktika të ekonomisë rrethore, të qëndrueshme nga ana mjedisore dhe efikase nga ana e energjisë;
• Forcimi i kapaciteteve institucionale për menaxhimin dhe zbatimin e instrumenteve financiare që mbështesin tranzicionin e gjelbër;
• Lehtësimi i qasjes në financa, mbështetje këshillimore dhe mjete digjitale për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme që investojnë në zgjidhje të gjelbra;
• Promovimi i ndërgjegjësimit dhe përvetësimit të praktikave të qëndrueshme të biznesit në sektorin privat.
Expected Results

• Të paktën 300 kompani të mbështetura përmes skemës së granteve “Biznes i Gjelbër”, duke mundësuar miratimin e praktikave të qëndrueshme nga ana mjedisore;
• Mobilizimi i afërsisht 8 milionë eurove në investime në sektorin privat, duke shfrytëzuar mbështetjen e BE-së;
• Të paktën 180 kompani të mbështetura në zbatimin e standardeve të BE-së ose ndërkombëtare në lidhje me qëndrueshmërinë dhe performancën mjedisore;
• Krijimi i të paktën 700 vendeve të reja të punës, me fokus në mundësitë e punësimit të gjelbër;
• Përmirësimi i performancës së biznesit të kompanive të mbështetura, duke përfshirë rritje mesatare prej 10% të xhiros;
• Kapaciteti i forcuar i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për të zvogëluar gjurmën e tyre të karbonit dhe për të optimizuar përdorimin e burimeve natyrore.
Project map
Launching the Green Business Grant Scheme (2026–2030)
PROJECT DETAILS
Maqedonia e Veriut
Priority Area:
Mjedisi dhe tranzicioni i gjelbër
Subsector:
Mjedisi jetësor i qëndrueshëm
Topic:
Biznesi, Energjia, Mjedisi jetësor
Project Status:
Në vazhdim
Start Date:
15.01.2026
End Date:
14.01.2030
Social Media Links: