Skip to main content

Maqedonia e Veriut forcon sistemin e saj shëndetësor përmes programit “EU4Health”

23/09/2026

Maqedonia e Veriut po zgjeron pjesëmarrjen e saj në programin EU4Health, programi më i madh i Bashkimit Evropian në fushën e shëndetësisë, duke hapur mundësi të reja për bashkëpunim me partnerë në të gjithë Evropën. Përmes këtij programi, institucionet shëndetësore, autoritetet publike dhe organizatat mund të marrin pjesë në iniciativa që synojnë përmirësimin e shëndetit publik, forcimin e sistemeve shëndetësore dhe rritjen e gatishmërisë për përballimin e sfidave të ardhshme shëndetësore.

EU4Health mbështet projekte në fusha të tilla si, parandalimi i sëmundjeve, shëndeti mendor, shëndetësia digjitale, aksesi në barna, parandalimi i kancerit dhe zhvillimi i një force punëtore të kualifikuar në sektorin e shëndetësisë. Gjithashtu, pjesëmarrja mundëson shkëmbimin e njohurive, ekspertizës dhe praktikave të mira mes Maqedonisë së Veriut dhe shteteve anëtare të BE-së.

Ndërsa Maqedonia e Veriut vijon procesin e saj të integrimit evropian, pjesëmarrja në EU4Health kontribuon në ndërtimin e një sistemi shëndetësor më të qëndrueshëm, inovativ dhe të përqendruar te pacienti, duke krijuar njëkohësisht mundësi të reja për institucionet dhe profesionistët, të cilët punojnë në sektorin e shëndetësisë.