Kalo te përmbajtja kryesore

Presidentja von der Leyen tha nga Shkupi: Vendi i Maqedonisë së Veriut është në Bashkimin Evropian

08/10/2026

Më 2 tetor, gjatë vizitës së saj në Shkup, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, rikonfirmoi angazhimin e Bashkimit Evropian në rrugën drejt integrimit në BE të Maqedonisë së Veriut, duke theksuar se vendi i përket familjes evropiane.

Në vijim të vizitës së saj vjetore në Ballkanin Perëndimor, në Maqedoninë e Veriut, ajo takoi kryeministrin, Hristijan Mickoski, dhe presidenten, Gordana Siljanovska-Davkova, të cilëve u rikonfirmoi se Komisioni Evropian dhe institucionet e tjera të BE-së presin që Maqedonia e Veriut, së bashku me kulturën dhe gjuhën maqedonase, t’i bashkohet Bashkimit Evropian.

Gjatë qëndrimit, Presidentja e Komisionit Evropian vlerësoi përparimin e Maqedonisë së Veriut në kuadër të Growth Plan -it të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe Agjendës së Reformave, duke theksuar përpjekjet e vendit për të avancuar reformat dhe për të përfituar nga mbështetja e BE-së. Ajo njoftoi gjithashtu se: investime të tjera nga BE-ja janë në proces dhe pritet të realizohen shumë shpejt.”

Po ashtu, Von der Leyen theksoi rëndësinë e integrimit gradual, duke përmendur AI Factory Antenna Vezilka në Maqedoninë e Veriut, si një shembull se si vendi mund të përfitojë tashmë nga bashkëpunimi i ngushtë me BE-në dhe të marrë pjesë në nisma që po formësojnë të ardhmen digjitale të Evropës.

Duke folur për procesin e zgjerimit të BE-së, von der Leyen theksoi se “momentumi për zgjerimin e BE-së është real dhe nuk duhet humbur. Ajo nxiti Maqedoninë e Veriut të vijojë dialogun me palën bullgare, duke nënvizuar rëndësinë e avancimit drejt hapave të ardhshëm të procesit të anëtarësimit, përfshirë “hapjen e kapitujve negociues dhe zhvillimin e Konferencës së radhës Ndërqeveritare”.

Ursula von der Leyen dhe kryeministri Hristijan Mickoski shtrëngojnë duart në Shkup

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut

BASHKOHU NË BISEDË

ABONOHU NË BULETINET DHE NJOFTIMET TONA

Abonohuni falas në buletinet dhe njoftimet tona për të marrë drejtpërdrejt në postën tuaj elektronike më shumë informacione nga EEAS dhe rreth veprimtarisë së BE-së në botë.

Informacioni në këtë faqe interneti u nënshtrohet kushteve të mëposhtme: Përjashtimi i përgjegjësisë | Mbrojtja e të dhënave personale. © Bashkimi Evropian 2026