Skip to main content

Asistencë teknike për përmirësimin e mjedisit mbështetës për organizatat e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Project Description
Projekti “Asistencë teknike për përmirësimin e mjedisit mbështetës për organizatat e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut” synon të forcojë ekosistemin e përgjithshëm në të cilin veprojnë organizatat e shoqërisë civile (OSHC-të), duke i mundësuar atyre të kontribuojnë në mënyrë më efektive në zhvillimin demokratik dhe në hapat e integrimit në BE. Veprimi përqendrohet në përmirësimin e kuadrit ligjor, financiar dhe institucional që rregullon OSHC-të, duke siguruar mjedis më mbështetës, transparent dhe të qëndrueshëm si në nivel kombëtar, ashtu edhe në atë lokal.

Përbërës kyç i projektit është nxitja e bashkëpunimit dhe dialogut të strukturuar midis OSHC-ve, institucioneve publike dhe sektorit privat. Përmes asistencës teknike të synuar, aktiviteteve të ndërtimit të kapaciteteve dhe zhvillimit të mekanizmave të përmirësuar për bashkëpunim, projekti rrit rolin e shoqërisë civile në hartimin e politikave. Duke promovuar transparencën, llogaridhënien dhe besimin e ndërsjellë, veprimi mbështet një model qeverisjeje më gjithëpërfshirës dhe pjesëmarrës në të cilin shoqëria civile njihet si një partner i besueshëm dhe i vlerësuar.
Specific Objective

• Përmirësimi i kuadrit ligjor, financiar dhe institucional për organizatat e shoqërisë civile në nivel kombëtar dhe lokal;
• Promovimi i bashkëpunimit të strukturuar dhe kuptimplotë midis OSHC-ve, institucioneve publike dhe sektorit privat;
• Forcimi i kapaciteteve të OSHC-ve, për t'u angazhuar në hartimin e politikave, avokimin dhe zhvillimin e komunitetit;
• Rritja e transparencës, llogaridhënies dhe besimit publik në punën e shoqërisë civile.
Expected Results

• Përmirësim i kornizës ligjore dhe politike, që do të lehtësoj regjistrimin, funksionimin dhe financimin e OSHC-ve.
• Mekanizma të përforcuar bashkëpunimi midis OSHC-ve dhe institucioneve publike, duke përfshirë dialogun e rregullt dhe iniciativat e përbashkëta;
• Rritje të kapaciteteve të OSHC-ve për të marrë pjesë në proceset e hartimit të politikave dhe për të përfaqësuar interesat e qytetarëve në mënyrë frytdhënëse.
• Rritja e angazhimit të sektorit privat në mbështetjen e shoqërisë civile përmes partneriteteve dhe nismave të përgjegjësisë sociale të korporatave;
• Ndërgjegjësim më të madh të publikut për rolin dhe ndikimin e shoqërisë civile;
• Përforcim i sektorit të shoqërisë civile, i cili bëhet më fleksibël, i pavarur, dhe aktiv, që kontribuon në zhvillimin demokratik dhe integrimin në BE.
Project map
Workshop "The Way Out” – Prevention of Violence and Trafficking of Women and Girls"
PROJECT DETAILS
Maqedonia e Veriut
Priority Area:
Demokraci, qeverisje e mirë, Të drejtat themelore
Subsector:
Reforma e administratës publike
Topic:
Project Status:
Në vazhdim
Start Date:
18.03.2024
End Date:
17.03.2027
Social Media Links:

EU Project Number:
453-140