Skip to main content

Mbështetje për zbatimin e Programit të Reformës së Menaxhimit të Financave Publike 2024–2027

Project Description
Projekti “Mbështetje për Zbatimin e Programit të Reformës së Menaxhimit të Financave Publike 2024–2027” synon të përmirësojë menaxhimin financiar në Maqedoninë e Veriut dhe të përmirësojë cilësinë e shërbimeve në sektorin publik. Duke promovuar disiplinën fiskale, ndarjen strategjike të burimeve dhe sistemet e kontrollit financiar publik, projekti kontribuon në menaxhim më transparent dhe efikas të fondeve publike.
Duke ofruar këshilla mbi politikat, zhvillimin e kapaciteteve institucionale dhe ekspertizë teknike, projekti ndihmon Ministrinë e Financave dhe institucionet e tjera përkatëse në zbatimin e Programit të Reformës së Menaxhimit me Financa Publike 2025–2027. Iniciativa luan rol të rëndësishëm në promovimin e llogaridhënies, efikasitetit dhe besimit në institucionet publike, duke kontribuar drejtpërdrejt në procesin e përafrimit të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.
Specific Objective
Projekti synon të përmirësojë kuadrin ligjor dhe të forcojë kapacitetet e institucioneve kryesore që zbatojnë Programin e Reformës së Menaxhimit të Financave Publike. Përmes mbështetjes së ekspertëve dhe mbështetjes teknike, projekti ndihmon në zbatimin e suksesshëm të objektivave dhe arritjen e rezultateve të parashikuara nga Programi.
Expected Results
● Sisteme të përforcuara për monitorimin e progresit në zbatimin e reformave të menaxhimit të financave publike, me qëllim raportimin në kohë mbi zbatimin e Planit të Rritjes së BE-së dhe programeve të mbështetjes buxhetore;
● Përmirësimi i kontrollit të brendshëm financiar publik, nëpërmjet mbështetjes për zbatimin e reformave të parashikuara në Ligjin për Kontrollin e Brendshëm Financiar Publik;
● Akademia e Financave Publike ka rritur kapacitetet për të ofruar trajnime cilësore në fushën e menaxhimit të financave publike, të destinuara për punonjësit e Ministrisë së Financave dhe përdoruesve tjerë të buxhetit;
● Institucionet e përfshira në zbatimin e Programit të Reformës së Menaxhimit të Financave Publike kanë kapacitete të përmirësuara për të arritur rezultatet e pritura në kohën e duhur.
Project map
Photo gallery
PROJECT DETAILS
Maqedonia e Veriut
Priority Area:
Demokraci, qeverisje e mirë, Të drejtat themelore
Subsector:
Reforma e administratës publike
Topic:
Qeverisja e mirë
Project Status:
Në vazhdim
Start Date:
19.01.2025
End Date:
19.01.2028
Social Media Links:

EU Project Number:
461-009