Skip to main content

Mbështetja e sistemit të sigurimit të cilësisë për shërbimet sociale

Project Description
Projekti “Mbështetja e sistemit të sigurimit të cilësisë për shërbimet sociale”, përmes një qasje gjithëpërfshirëse, mbështet përmirësimin e cilësisë, efektivitetit dhe qasshmërisë ndaj shërbimeve sociale në Maqedoninë e Veriut. Qasje kjo, e fokusuar në monitorim, ndërtim të kapaciteteve dhe sigurim të cilësisë. Është strukturuar rreth tri përbërësve themelore: forcimi i Sistemit të Monitorimit dhe Vlerësimit (M dhe V), ndërtimit të kapaciteteve të Qendrave të Punës Sociale (QPS) dhe ofruesve të shërbimeve, si dhe rritjen e roleve mbikëqyrëse dhe inspektuese të institucioneve kombëtare.

Projekti do të rishikojë dhe do të përmirësojë Sistemin e Monitorimit dhe Vlerësimit ekzistues për të siguruar përputhshmërinë me legjislacionin kombëtar dhe Parimet e Kornizës Evropiane të Cilësisë, duke përfshirë zhvillimin e standardeve të cilësisë dhe treguesve të performancës. Gjithashtu do të ofrojë programe trajnimi të synuara për QPS-të, autoritetet vendore dhe ofruesit e shërbimeve, për të përmirësuar mbledhjen e të dhënave, raportimin dhe praktikat e ofrimit të shërbimeve. Paralelisht, projekti do të forcojë mekanizmat e sigurimit të cilësisë, duke përmirësuar procedurat e licencimit dhe sistemet e inspektimit, duke siguruar pajtueshmëri me standardet dhe mbikëqyrje më të mirë të shërbimeve sociale.

Përmes këtyre aktiviteteve, projekti kontribuon në një sistem mbrojtjeje sociale më efikas, më të përgjegjshëm dhe më gjithëpërfshirës.
Specific Objective

Objektivi i përgjithshëm është të mbështesë reformat dhe politikat që promovojnë qasje të barabartë në shërbime sociale me cilësi të lartë për të gjithë qytetarët në të gjithë vendin.

Objektivat specifike:
Objektivi specifik është të zhvillojë dhe të mbështesë zbatimin e një sistemi gjithëpërfshirës, efektiv dhe efikas të sigurimit të cilësisë për shërbimet sociale.
Për ta arritur këtë, projekti do të:
• Forcoj sistemin e monitorimit dhe vlerësimit të shërbimet sociale;
• Rrisë kapacitetet e Qendrave të Punës Sociale, autoriteteve lokale dhe ofruesve të shërbimeve;
• Përmirësojë proceset e raportimit, planifikimit dhe menaxhimit të të dhënave;
• Forcojë mekanizmat mbikëqyrëse, të inspektimit dhe të pajtueshmërisë;
• Përafrojë sistemet kombëtare me standardet evropiane të cilësisë dhe me praktikat më të mira.
Expected Results

• Kornizë funksionale e forcuar për zbatimin e standardeve të sigurimit të cilësisë, duke përfshirë një sistem të përmirësuar të Monitorimit dhe Vlerësimi dhe kornizë performance në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal.
• Kapacitete të përmirësuara të palëve përkatëse të interesuara për të aplikuar metodologjitë dhe mjetet e Monitorimit dhe Vlerësimit, duke rezultuar në ofrimin, raportimin dhe planifikimin e përmirësuar të shërbimeve.
• Kapacitete të përmirësuara të mbikëqyrjes dhe inspektimit të institucioneve përgjegjëse, duke siguruar përputhshmëri më të mirë me standardet e cilësisë dhe mbikëqyrje më efektive të shërbimeve sociale.
• Efikasitet, llogaridhënie dhe cilësi më të lartë në ofrimin e shërbimeve sociale në të gjithë vendin.
Project map
Photo gallery
Introduction to Monitoring and Evaluation of Social Services – Training in Veles
Investing in Well-being in Social Services
Supporting Professionals in Social Services
PROJECT DETAILS
Maqedonia e Veriut
Priority Area:
Demokraci, qeverisje e mirë, Të drejtat themelore
Subsector:
Reforma e administratës publike
Topic:
Arsimi
Project Status:
Në vazhdim
Start Date:
29.11.2024
End Date:
29.05.2027
EU Project Number:
460-113