Skip to main content

1. Furnizim me sistem informacioni dhe pajisje në një vendndodhje qendrore për Platformën e Menaxhimit të Kontrolleve dhe Hetimeve Doganore

Project Description

Ky veprim mbështet transformimin digjital dhe forcimin e kapaciteteve operacionale të Administratës Doganore, duke krijuar një platformë të brendshme për kontroll dhe hetime elektronike, së bashku me sigurimin e infrastrukturës së përparuar të teknologjisë së informacionit (TI-së).

Projekti prezanton zgjidhje të dedikuar softuerike e cila mundëson mbledhjen, menaxhimin dhe analizimin sistematike të të dhënave që lidhen me operacionet doganore, monitorimin, hetimet dhe ndjekjen penale të rasteve të krimit ndërkufitar. Duke përmirësuar qasjen në informacion dhe përdorimin e tij, platforma rrit koordinimin, efikasitetin dhe vendimmarrjen e bazuar në prova brenda Sektorit për Kontroll dhe Hetime.

Paralelisht, furnizimi me pajisje të teknologjisë së informacionit me performancë të lartë për dhomën qendrore të serverëve siguron besueshmërinë, sigurinë dhe kapacitetin e përpunimit të nevojshëm për trajtimin e vëllimeve të mëdha të të dhënave operative. Së bashku, këto ndërhyrje kontribuojnë në një kontroll doganor më efektiv, zbatim më të fortë të ligjit dhe përafrim me standardet e BE-së në qeverisjen digjitale(e-qeverisje) dhe menaxhimin e kufijve.
Specific Objective

Objektivi i përgjithshëm është forcimi i kapacitetit të Administratës Doganore, për të luftuar në mënyrë të frytshme krimin ndërkufitar, tregtinë e paligjshme dhe korrupsionin përmes digjitalizimit dhe menaxhimit të përmirësuar të të dhënave.

Objektivat specifike janë:
• Krijimi i një platforme moderne të brendshme për proceset e kontrollit dhe hetimit elektronik;
• Përmirësimi i menaxhimit të të dhënave, qasjes dhe analizës në lidhje me operacionet doganore;
• Forcimi i kapaciteteve të monitorimit, hetimit dhe menaxhimit të rasteve;
• Përmirësimi i infrastrukturës teknologjike që mbështet operacionet e zbatimit të ligjit doganor;
• Mbështetja e vendimmarrjes efikase, të sigurt dhe të bazuar në të dhëna në përputhje me standardet e BE-së.
Expected Results

• Një platformë e brendshme e krijuar dhe funksionale për menaxhimin e proceseve të kontrollit dhe hetimit brenda Administratës Doganore;
• Qasje e përmirësuar, menaxhim i të dhënave dhe informacionit, në lidhje me operacionet doganore, monitorimin dhe hetimet;
• Kapacitet i forcuar për të mbështetur hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve të krimit ndërkufitar përmes mjeteve të përmirësuara të mbajtjes së të dhënave dhe analizës;
• Infrastrukturë e përmirësuar e TI-së me pajisje me performancë të lartë, duke siguruar përpunim të besueshëm, të sigurt dhe frytdhënës të të dhënave;
• Efikasitet, koordinim dhe efektivitet i rritur i aktiviteteve të kontrollit dhe hetimit doganor.
Project map
Photo gallery
PROJECT DETAILS
Maqedonia e Veriut
Priority Area:
Demokraci, qeverisje e mirë, Të drejtat themelore
Subsector:
Sundimi i ligjit, siguria dhe migrimi
Topic:
Biznesi, Qeverisja e mirë
Project Status:
Në vazhdim
Start Date:
12.01.2026
End Date:
11.11.2026
Social Media Links:

EU Project Number:
488888