Skip to main content

2. Furnizim me pajisje për Sektorin e Kontrollit dhe Hetimeve / Departamentin e Zbatimit të Ligjit të Administratës Doganore

Project Description

Ky veprim mbështet forcimin e kapaciteteve operacionale dhe teknike të Administratës Doganore, duke furnizuar pajisje të specializuara për Sektorin e Kontrollit dhe Hetimeve (Departamenti i Zbatimit të Ligjit). Projekti përqendrohet në rritjen e aftësisë së oficerëve doganorë për të kryer inspektime, hetime dhe operacione efektive në terren në luftën kundër krimit ndërkufitar, tregtisë së paligjshme dhe korrupsionit.

Duke ofruar pajisje moderne për shqyrtim dhe kontroll doganor, përfshirë këtu mjete inspektimi jondërhyrëse, pajisje zbulimi dhe paisje analize në terren, projekti përmirëson efikasitetin, saktësinë dhe sigurinë e operacioneve doganore. Gjithashtu, ai përforcon kapacitetin e ekipeve të lëvizshme për të vepruar në të gjithë vendin, duke kontribuar për kontroll më të fortë kufitar, performancë më të mirë të zbatimit të ligjit dhe përputhshmëri me standardet e BE-së.
Specific Objective

Objektivi i përgjithshëm është forcimi i kapacitetit të Administratës Doganore për të luftuar në mënyrë efektive krimin ndërkufitar, tregtinë e paligjshme dhe korrupsionin.

Objektivat specifike janë:
• Rritja e kapacitetit teknik dhe operacional të Sektorit për Kontroll dhe Hetime;
• Përmirësimi i efektivitetit dhe saktësisë së inspektimeve doganore dhe operacioneve në terren;
• Forcimi i aftësisë për të zbuluar mallra të paligjshme, substanca të kontrolluara dhe sende të fshehura;
• Mbështetja e praktikave të sigurta, efikase dhe moderne të zbatimit të ligjit në përputhje me standardet e BE-së.
Expected Results

• Kapacitete të përforcuara teknike të Administratës Doganore nëpërmjet sigurimit të pajisjeve moderne të shqyrtimit dhe kontrollit;
• Përmirësim i efektivitet të misioneve në terren dhe inspektimeve të kryera nga ekipet mobile të doganave;
• Aftësi e përforcuar për të zbuluar drogën, prekursorët, substancat e kontrolluara dhe artikujt e fshehur, duke përdorur mjete të përparuara zbulimi;
• Rritje e përdorimit të pajisjeve mjeko-ligjore dhe analitike për të mbështetur hetimet dhe zbatimin e ligjit të bazuar në prova;
• Siguri, lëvizshmëri dhe efikasitet operativ i përmirësuar i inspektorëve doganorë dhe ekipeve të lëvizshme.
Project map
Photo gallery
PROJECT DETAILS
Maqedonia e Veriut
Priority Area:
Demokraci, qeverisje e mirë, Të drejtat themelore
Subsector:
Sundimi i ligjit, siguria dhe migrimi
Topic:
Antikorrupsioni
Project Status:
Në vazhdim
Start Date:
12.01.2026
End Date:
11.11.2026
Social Media Links:

EU Project Number:
488969