Kalo te përmbajtja kryesore

BE-ja mbështet Maqedoninë e Veriut me 142 milionë euro përmes Instrumentit të Reformës dhe Rritjes

23/09/2026

Maqedonia e Veriut ka përfituar 142,1 milionë euro nga projekti i BE-së për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor, pas zbatimit me sukses të reformave kryesore të përcaktuara në Agjendën e Reformave të vendit. Transferimi i fundit i fondeve pasqyron vlerësimin pozitiv të Komisionit Evropian për progresin e arritur në fusha si: arsimi, digjitalizimi dhe reforma e administratës publike.

Programi për Reforma dhe Rritje është një nga shtyllat kryesore të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, i cili synon të përshpejtojë reformat, të nxisë rritjen ekonomike dhe të mundësojë integrimin gradual të rajonit në Tregun e Vetëm të BE-së përpara anëtarësimit. Financimi lidhet me arritjen e rezultateve konkrete në zbatimin e reformave dhe plotësohet nga investime strategjike përmes Kuadrit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Gjatë vizitës së saj të fundit në Shkup, Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, rikonfirmoi angazhimin e Bashkimit Evropian në mbështetjen e procesit të reformave dhe të rrugëtimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Ajo theksoi se vijimi i reformave do të sjellë përfitime konkrete për qytetarët, bizneset dhe të rinjtë.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut

BASHKOHU NË BISEDË

ABONOHU NË BULETINET DHE NJOFTIMET TONA

Abonohuni falas në buletinet dhe njoftimet tona për të marrë drejtpërdrejt në postën tuaj elektronike më shumë informacione nga EEAS dhe rreth veprimtarisë së BE-së në botë.

Informacioni në këtë faqe interneti u nënshtrohet kushteve të mëposhtme: Përjashtimi i përgjegjësisë | Mbrojtja e të dhënave personale. © Bashkimi Evropian 2026