Përmirësimi i procesit të identifikimit dhe regjistrimit të migracionit të përzier në Maqedoninë e Veriut
Project Description
Përmes projektit “Vendosja dhe përmirësimi i procesit të identifikimit dhe regjistrimit të migracionit të përzier në Maqedoninë e Veriut”, i financuar nga Bashkimi Evropian, BE-ja mbështet përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për të forcuar sigurinë e kufijve të saj dhe për t'u përshtatur me standardet evropiane. Iniciativa përqendrohet në forcimin e infrastrukturës për menaxhim të kufijve dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut të migrantëve në përputhje me standardet e BE-së. Projekti zbatohet nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Brendshme të Maqedonisë së Veriut. Këto janë objektivat gjatë periudhës katërvjeçare të zbatimit:
• Përmirësimi i sigurisë së përgjithshme në Maqedoninë e Veriut: Forcimi i sistemit për menaxhim të kufijve për të përmirësuar sigurinë e përgjithshme në vend;
• Rritja e sigurisë dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut: Ngritja e një sistemi identifikimi dhe regjistrimi në përputhje me standardet e BE-së, i cili do të mundësojë identifikimin e saktë të personave, do të zvogëlojë rrezikun nga kontrabanda me migrantë dhe do të përmirësojë sigurinë e migrantëve dhe të popullsisë vendase;
• Qasje më e lehtë në mbrojtjen e kategorive të cënuara: Sigurimi i qasjes më të mirë në mekanizmat e mbrojtjes për grupet e cënuara;
• Ndërtimi i kapaciteteve të policisë kufitare: Zhvillim i trajnimeve për policinë kufitare, me qëllim nxitjen e ndjeshmërisë ndaj çështjeve që lidhen me mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
Projekti përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara në menaxhimin e migracionit dhe rritjen e sigurisë kufitare në Maqedoninë e Veriut. Me mbështetjen e Bashkimit Evropian, Maqedonia e Veriut është e përgatitur të përmirësojë infrastrukturën e saj të IT-së dhe komunikimit me qëllim përmirësimin e procesit të identifikimit dhe regjistrimit të migracionit të përzier në përputhje me standardet e BE-së. Kjo iniciativë jo vetëm që adreson sfidat e menjëhershme, por gjithashtu hedh themelet për menaxhim efikas të kufijve dhe migracionit dhe mbrojtjen e të drejtave të individëve.

Specific Objective
Projekti synon ta bëjë Maqedoninë e Veriut dhe kufijtë e saj më të sigurt, duke mundësuar njëkohësisht që njerëzit të udhëtojnë lirshëm dhe të drejtat e tyre të mbrohen. Përqendrohet në forcimin e kapacitetit të vendit për të menaxhuar kufijtë dhe migracionin në mënyrë më efikase, në përputhje me standardet evropiane dhe parimet e të drejtave të njeriut.
Expected Results
Projekti do të forcojë kapacitetin teknologjik të Maqedonisë së Veriut për identifikimin, regjistrimin dhe menaxhimin e të dhënave të migrantëve dhe refugjatëve, në përputhje me standardet e BE-së. Përveç kësaj, do të ndihmojë institucionet shtetërore të përmirësojnë sistemin e IT-së për migracion dhe të sigurojnë funksionimin e tij të qetë dhe efikas në të gjitha autoritetet kompetente.
Project map
Photo gallery
PROJECT DETAILS
Maqedonia e Veriut
Priority Area:
Demokraci, qeverisje e mirë, Të drejtat themelore Subsector:
Sundimi i ligjit, siguria dhe migrimi Topic:
Migrimi Project Status:
Në vazhdim Start Date:
25.11.2024 End Date:
24.11.2028 EU Project Number:
700002577 