Mbështetja e BE-së për Sistemin Rajonal të Menaxhimit të Mbeturinave në Rajonin e Shkupit
Project Description
Projekti “Mbështetja e BE-së për Sistemin Rajonal të Menaxhimit të Mbeturinave në Rajonin e Shkupit” synon të zhvillojë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm planifikues dhe teknik për të mbështetur krijimin e një Sistemi të Integruar Rajonal për Menaxhim të Mbeturinave (SRMM) financiarisht dhe operacionalisht të qëndrueshëm në Rajonin e Shkupit. Paralelisht, do të forcojë kapacitetet e strukturave rajonale dhe lokale për menaxhim të mbeturinave dhe do të hartojë, si dhe do të zbatojë një program gjithëpërfshirës të ndërgjegjësimit publik, që promovon praktikat e shëndosha dhe të përgjegjshme të menaxhimit të mbeturinave.
Specific Objective
Objektivi i përgjithshëm është:
• Mbështetja për krijimin e një sistemi të integruar dhe të vetëmjaftueshëm të menaxhimit të mbeturinave në Rajonin e Shkupit, në përputhje me standardet kombëtare dhe të BE-së.
Objektivat specifike janë:
• Përgatitja e të gjithë dokumentacionit të nevojshëm planifikues dhe teknik për krijimin e një sistemi të integruar dhe të pavarur SRMM në Rajonin e Shkupit.
• Rritja e kapaciteteve të strukturave rajonale dhe lokale për menaxhim të mbeturinave të rajonit të Shkupit.
• Rritja e ndërgjegjësimit publik për menaxhimin e mbeturinave në rajonin e Shkupit.
Expected Results
• Rishikimi dhe azhurnimi i Planit Rajonal për Menaxhimin e Mbeturinave (PRMM) për rajonin e Shkupit me Vlerësim Strategjik Mjedisor (VSM) si dhe vlerësim dhe analizë të situatës ekzistuese të menaxhimit me mbeturina në Rajonin e Shkupit;
• Përgatitja e studimit të fizibilitetit, analizës së kosto-përfitimit dhe studimit të vlerësimit të ndikimit në mjedis për krijimin e një sistemi të integruar dhe të vetëqëndrueshëm të menaxhimit të mbeturinave në rajonin e Shkupit;
• Përgatitja e dokumentacionit teknik për furnizim dhe punimet për investimet e nevojshme për të krijuar një sistem menaxhimi mbeturinash të integruar dhe të vetëmjaftueshëm në rajonin e Shkupit.
• Ndërtimi i kapaciteteve të autoriteteve rajonale dhe lokale, si dhe të institucioneve për zbatimin efektiv të sistemit rajonal të menaxhimit të mbeturinave;
• Programi dhe fushata e ndërgjegjësimit publik për të mbështetur futjen e një sistemi menaxhimi mbeturinash të integruar dhe të vetëmjaftueshëm në rajonin e Shkupit.
Project map
Coordination Meeting on the Regional Waste Management System in the Skopje Region
Launch of the Regional Waste Management System in the Skopje Region
PROJECT DETAILS
Maqedonia e Veriut
Priority Area:
Mjedisi dhe tranzicioni i gjelbër Subsector:
Mjedisi jetësor i qëndrueshëm Topic:
Project Status:
Në vazhdim Start Date:
16.02.2026 End Date:
15.02.2029 EU Project Number:
488 689 




